Sport

MotoGP nuk i ikën traditës “italiane”, Bagnaia është kampion bote


Quartararo i Yamaha-s duhej të fitonte garën për të pasur ndonjë shans për të ruajtur kurorën e tij.

Ndërsa Bagnaia thjesht duhej të përfundonte në vendin e 14-të për të siguruar titullin e parë botëror të Ducatit në MotoGP që nga viti 2007.

Pavarësisht një gare tepër të tensionuar, me Quartararo që mundi Bagnaia-n në pistë, pozita e nëntë ishte e mjaftueshme që italiani të fitonte kampionatin.

Kjo, duke u bërë italiani i parë që e bën këtë që nga koha e Valentino Rossi-t në vitin 2009.

Bagnaia fitoi titullin e botës në MotoGP 2022 me 17 pikë nga Quartararo, me Bastianini që plotëson tre vendet e para në renditje përpara Aleix Espargaro dhe Miller.

Pavarësisht përplasjes së tij dhe mungesës së tetë garave në total në 2022, Marc Marquez e mbylli vitin si piloti më i mirë i Honda-s në vendin e 13-të në renditje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore