Shqipëria

Moti i keq, probleme në qarkun e Elbasanit


Reshjet e shiut kanë sjellë rrëshqitje gurësh, dherash dhe inertesh në disa akse në qarkun e Elbasanit. Në akset rrugore Elbasan-Qafë Thanë dhe Kryq i Shirgjanit-Llixhë ka rrëshqitje dherash e gurësh.

Ka rrëshqitje gurësh dhe shembje të rrugës edhe në aksin rrugor Gramsh-Poroçan. Në këtë aks ka qenë i vështirë qarkullimi i mjeteve. Firmat kontraktuese kanë marrë masat duke pastruar akset nga materialet e rëna.

Nga Hidrocentrali i Banjës po bëhen shkarkime me 50 metër kub për sekondë, kështu që bashkë me prodhimin në lumin Devoll po bëhen shkarkime deri në 150 metër kub për sekondë.

Ka problem me furnizim të energjisë elektrike në Njësinë Administrative Lunik, Orenjë në Bashkinë Librazhd, në Njësinë Administrative Tregan dhe Shirgjan në Bashkinë e Elbasanit, në Njësinë Administrative Cërrik dhe Gostimë dhe me fidrin që furnizon zonën e Mokrës.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) po punon për riparimin e defekteve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore