Lajme

Moska ka larguar 700 mijë fëmijë nga Ukraina, thotë deputeti rus


Rusia ka sjellë 700 mijë fëmijë nga zonat e konfliktit të Ukrainës në territorin rus, tha kreu i komitetit ndërkombëtar në Këshillin e Federatës, dhoma e lartë e parlamentit të Rusisë.

Grigory Karasin tha në kanalin e tij të mesazheve Telegram vonë të dielën se vitet e fundit, “700 mijë fëmijë kanë gjetur strehim tek ne, duke ikur nga bombardimet dhe granatimet nga zonat e konfliktit në Ukrainë”.

Agjencia e lajmeve “Reuters” gjithashtu raporton se Moska thotë se programi i saj për sjelljen e fëmijëve nga Ukraina në territorin rus është të mbrojë jetimët dhe fëmijët e braktisur në zonat e konfliktit.

Megjithatë, Ukraina thotë se shumë fëmijë janë dëbuar ilegalisht dhe SHBA thotë se mijëra fëmijë janë larguar me forcë nga shtëpitë e tyre.

Pjesa më e madhe e lëvizjes së njerëzve dhe fëmijëve ndodhi në muajt e parë të luftës, e cila filloi në shkurt 2022.

Në korrik 2022, SHBA vlerësoi se Rusia kishte “deportuar me forcë” 260 mijë fëmijë, ndërsa ministria e Integrimit të territoreve të okupuara të Ukrainës thotë se 19 mijë e 492 fëmijë ukrainas konsiderohen aktualisht të dëbuar ilegalisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore