Aplikacione

Moska gjobit TikTok-un


Aplikacioni i shpërndarjes së videove në internet, TikTok, është gjobitur nga një gjykatë në Moskë, Rusi, me 2.6 milionë rubla ose ndryshe, 34 mijë dollarë.

Agjencia e lajmeve, Reuters, zbulon se agjencitë ruse të lajmeve kanë thënë se gjykata e ka arsyetuar gjobën me faktin se platforma ka dështuar në fshirjen e përmbajtjes që kishte lidhje me tubime të pasanksionuara.

Mirëpo, kjo çështje nuk ndalet me kaq.

Ajo lidhet me një seri hapash të tjerë që janë ndërmarrë nga Moska gjatë kohëve të fundit si një mënyrë për të ushtruar presion ndaj kompanive perëndimore të internetit.

Pjesë e padive të ngritura nga Moska kanë qenë edhe dy kompanitë e mëdha teknologjike, Google-i dhe Facebook-u.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore