Jetesë & Stil

Mos përdorni kaloriferët për t’u ngrohur


Ditët e ftohta janë ende prezente, ndaj dhe përdorim metoda të ndryshme për ta përballuar sa më mirë. Kjo është koha kur një shtëpi e ngrohtë dhe një çaj pranë vetes është gjithçka duam.

Por, a e dini se, ngrohja me kaloriferë ju dëmton shëndetin?

Pandemia na solli në kujtesë nevojën për një kujdes më të veçantë ndaj shëndetit. Po ashtu, edhe për lëkurën, sepse përmes saj i ftohti depërton dhe krijon dëme të parikuperueshme.

Covid-19 na mësoi rëndësinë e të qëndruarit gjithmonë të hidratuar e duke qenë akoma nëpër këmbë vijon të kërcënojë gjithmonë e më shumë.

Kontribut të veçantë për këtë japin kaloriferët, të cilët thajnë ajrin dhe ju dehidratojnë.

Një nga dëmet më të zakonshme që shkakton kjo tharje lagështire është tek buzët, të cilat plasariten lehtësisht. Ndaj, është e rëndësishme t’i hidratojmë sa më shpesh, qoftë trupin apo fytyrën.

E dimë që është e parezistueshme, por në fakt duart nuk duhet t’i ngrohni në kaloriferë. Për shkak të rritjes së temperaturës, rritet rrjedhja e gjakut në venat e duarve, të cilat mund të plasin duke shkaktuar një ënjtje të pakëndshme. Gjatë dimrit rekomandohen produktet që përmbajnë glicerinë.

Përdorimi i kaloriferëve dehidraton në përgjithësi trupin tuaj, duke sjellë më pas edhe disa pasoja që vijnë prej tij, si për shembull dhimbja e kokës dhe ulja e rezistencës.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore