Zgjedhjet në Shqipëri

Nuk e kishin çregjistruar nga burgu, shkak i mosvotimit të të riut


Një ish i burgosur ka treguar për Albanian Post se nuk ka mundur të votojë, për shkak të mos çregjistrimit në momentin që ka dalë nga burgu.

“Vajta për të votuar, më thanë që e ke qendrën nga poshtë te Spar në kat të dytë, hypa shkallët më thotë ai është ika nga andej, vajta ke Kqz, më morën në telefon thanë se  nuk ndodhet këtu”.

I riu tregon se ka biseduar me juristen e burgut, Entela Çipa, e cila i ka treguar qendrën e votimit.

“Qendra e votimit tuaj e ke me numër 4451. Ndodhet në paraburgimin e Vlorës dhe nuk të kanë bërë çregjistrimin, nga burgu”, citon fjalën e saj.

Gjithashtu thekson se do t’i denoncojë, pasi nuk ka ushtruar dot të drejtën e votës.

“Jua kam për faleminderit për intervistën. Vajta në gjitha vendet nuk më ndihmuan”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore