Kulturë

Monedhat 3500 vjeçare të bronzit


Arkeologët besojnë se kanë zbuluar një model të hershëm 3 mijë e 500 vjeçarë të parave të mallrave të përdorura në epokën e bronzit në Evropë.

Monedhat e gjetura janë me prerje në formën e unazave të bronzit dhe tehëve të sëpatës.

The New York Times, agjensi lajmesh, shkruan se në kohën kur janë përdorur monedhat, njerëzit groposnin koleksione kudo duke lënë një “pasuri të grumbujve të shpërndara në të gjithë kontinentin evropian”.

Studimi i publikuar nga PLOS ONE, duke krahasuar peshat e më shumë se 5 mijë unazave doli në përfundimin se 70% e tyre ishin aq të afërta në masë sa nuk mund të dalloheshin nëse peshoheshin me dorë.

Sipas The New York Times, studimi ka nxjerr përfundimin se artefaktet janë mjaft të ngjashme për të demonstruar “zhvillimin më të hershëm të parave të mallrave në Evropën Qëndrore parahistorike”.

Doktor Nicola Ialongo, arkeolog, ka thënë se studimi është tejet i rëndësishëm për të kuptuar se sa herët janë përdorur monedhat.

“Rregullsia e mostrave mund të shpjegohet duke imagjinuar se objektet në grupet e tyre të të dhënave kanë qenë të hedhura në një numër të limituar kallëpesh, ose kallëpet në vetvete kanë qenë me forma të standardizuara”, ka shtuar Ialongo lidhur me ngjashmërinë e formave të monedhave./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore