Sport

Monaco nënshkruan me mesfushorin e Salzburg-ut


AS Monaco ka nënshkruar me mesfushorin Mohamed Camara nga FC Salzburg për rreth 15 milionë euro.

Camara, 22 vjeç, luajti në 36 ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar dhe ndërkombëtari nga Mali tani ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me Monaco-n, me Leeds gjithashtu të interesuar.

“Jam shumë i lumtur që i bashkohem një klubi të madh si AS Monaco”, tha ai.

“Kam pasur mundësinë të përjetoj sezone shumë të mira me Salzburg-un, ku jam forcuar dhe ku kam pasur një përvojë të parë madhështore në Evropë. Tani jam plotësisht i përqendruar në këtë hap të ri në karrierën time”, përfundoi Camara.

Kujtojmë, se nga dy ndeshjet e luajtura deri më tani në Ligue 1, Monaco ka fituar një dhe ka barazuar një, ku radhitet në pozitën e tretë me katër pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore