Lajme

“Modeli i Kinës” – synon prosperitet, por pa demokraci


Ilustrim

Kur Kina filloi procesin e lejimit të funksionimit të bizneseve private dhe investimeve të huaja katër dekada më parë, shumë nga jashtë vendit komunist prisnin që ndërsa ekonomia e saj të bëhej më kapitaliste, politika e saj do të bëhej gjithashtu më demokratike.

Por, ata nuk e bënë. Në vend të kësaj, sistemi kinez, i cili vendos stabilitetin dhe kohezionin përpara lirive individuale, u bë i aftë për të siguruar prosperitet të plotë me Partinë Komuniste.

Për Pekinin, suksesi legjitimon modelin e tij si një alternativë ndaj vlerave liberale të Perëndimit, një ide e cila rrjedh prej Shteteve të Bashkuara, por që aleatët e tij i kanë rezistuar.

Një pasojë e transformimit të Kinës nga një vend që përpiqet të ushqejë 1 miliardë njerëzit e saj, në një superfuqi në lindje ka qenë një rivalitet në rritje me SHBA-në.

SHBA-të kanë ndaluar gjigantin e telekomunikacionit “Huawei Technologies Co” nga instalimi i pajisjeve të rrjetit celular “5G”, duke e quajtur atë një kërcënim për sigurinë kombëtare, shkruan revista, BloomBerg.

Ndërsa, Kina citoi sigurinë kombëtare pasi vendosi një ligj të ri në Hong Kong për të shtypur një lëvizje pro-demokracisë me anë të së cilës akuzon SHBA-të për nxitje urrejtjeje.

Protesta sinjalizuese për Kinën kundër keqtrajtimit të popullit ujgurë, të realizuara pranë Shtëpisë së Bardhë në Washington të SHBA-ve.

Kjo pasi që Washingtoni ka dënuar ndalimin masiv të ujgurëve, një grup etnik kryesisht mysliman në Kinën perëndimore, të cilët është raportuar se po keqtrajtohen vazhdimisht nga autoritetet kineze.

Edhe Coronavirusi ka ngjallur urrejtje gjithashtu. Kina e ka cilësuar numrin e saj relativisht të ulët të infeksionit dhe vdekshmërisë si dëshmi se si një “autoritet i fortë qendror mund t’ia dal më mirë në kriza të tilla”.

Në anën tjetër SHBA-të, kishin reaguar ndaj “mohimit të fjalës së lirë” në Pekin, teksa kanë akuzuar Kinën për “fshehjen” e shenjave paralajmëruese të hershme të Coronavirusit dhe humbjen e mundësisë për ta kontrolluar atë, si dhe pengimin e kërkimit për origjinën e virusit vdekjeprurës.

Pekin, Kinë.

Duke nisur nga dyqanet e markës së modës “Louis Vuitton” në Pekin deri në pjesët më të zhurmshme në Shanghai, gjurmët e kapitalizmit janë të kudogjendura në Kinë.

“Kështu është edhe dora e shtetit”, shkruan BloomBerg.

Pamje nga homazhet e popullit kinez pranë kufomës së liderit komunist, Mao Zedong.

Ndërsa, ky rezultat i përzierjes së ekonomisë së tregut dhe kontrollit qendror u shfaq si pasojë e “Revolucionit Kulturor” dhjetëvjeçar, i cili kishte përfunduar kur patriarku i Partisë Komuniste, Mao Zedong, vdiq në vitin 1976.

Deng Xiaoping – ish lider komunist i Republikës Popullore të Kinës.

Kur Xiaoping erdhi në pushtet në vitin 1978, vendi ishte pothuajse i varfër dhe i copëtuar, prandaj ai i dha përparësi zhvillimit ekonomik, ani pse ishte në kundërshtim me ideologjinë komuniste, pasi që mundësoi lejimin që fabrikat, fermat e bizneset të mund të ishin në pronësi komunale.

Dominimi i bankave shtetërore ndihmoi që grupet masive të kursimeve të ktheheshin në financime për rrugët, lidhjet hekurudhore dhe portet.

Kur firmat e huaja krijuan dyqane në Kinë, shumë nga ta u detyruan ta bëjnë këtë me një partner lokal, duke nxitur kështu transferimin e teknologjisë.

Si rezultat, ekonomia u rrit 90-fish gjatë katër dekadave të ardhshme, duke ndihmuar në parandalimin e thirrjeve për reforma politike.

Presidenti aktual i Republikës Popullore të Kinës – Xi Jinping.

Edhe sot, nën komandat e Presidentit aktual të Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, partia siguron që ekonomia të jetë e siguruar mirë dhe e zhvilluar fuqishëm.

Partia e tij, ka nxitur “krenarinë kombëtare” me medalje ari olimpike dhe me misione në hapësirë ​​së bashku me propagandën gjithnjë e më të shkëlqyeshme, shkruan BoomBling.

Atje operojnë kontrolle të rrepta mbi popullin dhe mediat sociale shtypin kundërshtimet e mundshme, duke mos i lënë ato të “shohin dritë”.

Po ashtu, qeveria kineze ka përkrahur kompani që “godasin” botën duke zhvilluar teknologji të përparuara në shumë sfera.

Mes tjerash, Pekini argumenton se modeli i tij vaksinon politikë bërësit nga kërkesat afatshkurtra të një cikli zgjedhor, duke krijuar stabilitetin e nevojshëm për të planifikuar dhe ekzekutuar strategji afatgjata.

Gjithashtu, sipas BloomBerg, “heqja e kufijve kohorë të mandatit të Xi në vitin 2018 do të thotë se ai tani mund të qëndrojë në detyrën e burrit të shtetit, pafundësisht”.

Fuqia e centralizuar gjithashtu lejon veprime vendimtare, siç është karantina e shpejtë e miliona njerëzve në një krizë shëndetësore.

Kina vendosi masa të reja për kompanitë e saj më të fuqishme teknologjike brenda natës, ndërsa në SHBA shqyrtimi i ligjit të anti-trustit dhe gjigantëve të teknologjisë ka të ngjarë të marrë vite.

Protesta e bujshme e popullit kinez kundër qeverisjes së asaj kohe, në vitin 1989.

Por, ka edhe shumë njerëz në Kinë që keqtrajtohen akoma. Mungesa e kontrolleve dhe ekuilibrave ka çuar në zbatimin e pamëshirshëm të sundimit të partisë, siç është vrasja e protestuesve në vitin 1989 në Sheshin Tiananmen dhe trajtimi i saj ndaj ujgurëve.

Protestuesit në sheshin Tiananmen. Kinë, 1989.

Çmontimi i normave të trashëgimisë të vendosura nga Xi pas Tiananmen, krijon një rrezik për konflikte dhe paqëndrueshmëri afatgjate.

Një monopol mbi pushtetin gjithashtu do të thotë se partia është mbikëqyrësi i saj, duke e lënë sistemin të ndjeshëm ndaj abuzimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore