Shqipëria

Rusi i arrestuar në Gramsh, me mision të posaçëm në Shqipëri


24-vjeçari rus Michail Zorin, student i kimisë në Çeki, ka marrë pjesë në disa demonstrata në Rusi para se të largohej nga vendi.

Ai ka deklaruar se nëna e tij është ushtarake në ushtrinë ruse.

Pas largimit ai është përndjekur nga shërbimi inteligjent rus dhe ka deklaruar se nuk ka pse të largohet dhe se e dinin që ndodhej në Çeki dhe se kishin informacion për pjesëmarrjen në demonstrata.

“Nuk na shpëton dot”, mësohet t’i jetë thënë 24-vjeçarit rus.

Sipas vetë atij, ai është kontaktuar nga Shërbimet inteligjente ruse për të bërë një njohje të zonës.

Dhe se ka pasur detyrë që të bëjë matjen e disa zonave. Këtë, përmes fotografimit të asaj që njihet infrastruktura kritike civile në Shqipëri dhe gjendjen aktuale të tyre.

Nga pajisjet e filmimit rezulton që ai ka fotografuar disa nga HEC-et dhe veprat energjetike në vend, në veri të vendit, në Moglicë, por edhe në disa qytete.

Sakaq, rezulton që të ketë fjetur në çadrën e tij, në kampingje, ndërkohë ka qëndruar dhe në Tiranë në disa banesa.

Mësohet po ashtu se kur ka hyrë në Shqipëri ka pasur vetëm 1 mijë dollarë. 600 i janë sekuestruar gjatë momentin të ndalimit ndërsa 400 të tjera ka treguar se i ka shpenzuar gjatë kohës së qëndrimit në vend.

Kurse pjesa tjetër e dëshmisë së tij mbahet sekrete.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore