Shqipëria

Misioni i ri i Berishës, mediat sociale


Në prag të 78-vjetorit të lindjes së tij, Sali Berisha ka një mision të ri politik brenda polis-it të tij “demokratik”.

Bëhet fjalë për mediat sociale, të cilat na ngjallin imazhet e disa javëve më parë kur lideri i “Forza Italia”, Silvio Berlusconi komunikonte me të rinjtë italianë në “Tik Tok”.

Për të përforcuar linjën e re të diskursit politik, kryetari i Partisë Demokratike sheh fitoren t’i vijë nga “bota virtuale”.

“Ne sot partia në pushtet na dominon, ka dyfishin ose trefishin e postimeve krahasuar me ne, por ata nuk kanë një gjë. Nuk kanë interesin e publikut. Interesi i publikut është dy herë më i lartë për opozitën, sa e shfrytëzon opozita”, deklaroi fillimisht ish-kryeministri nga konferenca “Gratë kandidate dhe fituese”.

Ishte hera e parë që kryedemokrati diktonte një “armë shumë të fuqishme në duart e opozitës që përdoret më pak se ç’duhet”.

“Kjo kërkon që ne çdo ditë të flasim në mediat sociale, të shkruajmë, të kritikojmë dhe të paraqesim alternativa në rrjetet sociale. Rrjetet sociale janë nën 45-vjeç mjeti kryesor i komunikimit. Nëse duhet të ecim drejt shtresës gri, pa të cilët nuk fitohet”, theksoi Berisha.

Sipas tij, aftësia e demokratëve për të tërhequr “të pavendosurit” ose “shtresa gri”, përcakton fitoren.

“Ne duhet të jemi në lartësinë e misionit”, vërejti ai.

Sondazhi

Deklarata e 8 tetorit nuk ishte rastësi dhe lidhet me një sondazh të kryer pak ditë më parë nga kompania “TerraWorld”, me bazë në Kosovë.

Kjo e fundit, bën matjen e pëlqyeshmërisë në median sociale.

Berisha përdori të dhënat e saj, të cilat e nxirrnin fitues në duelin “virtual” me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Pëlqyeshmëria dhe reagimet ndaj tij në median sociale kanë ardhur vetëm në rritje. Matja e fundit ka skanuar median sociale në 15-ditëshin e dytë të shtatorit.

“TerraWorld” arriti në përfundimin se Berisha e fiton duelin ndaj Ramës me 57.88 për qind. Ndërkohë Rama regjistron vetëm 42.12 për qind.

Kompania bëri me dije se në matje u përfshinë vetëm profilet reale në median sociale.

Pra, nga kjo matje u përjashtuan profilet e reja, profilet që nuk kanë foto, profilet që nuk janë aktivë me postime, profilet që nuk kanë reagime, profilet që kanë vetëm një emër pa mbiemër, profilet që bëjnë share postimeve të kandidatëve respektivë, etj.

The most followed on Facebook, Berisha wins the duel with Rama, leads with 57.88% - DITARI POLITIK

Shembulli fitues

Lideri i Forza Italia-s, Silvio Berlusconi, në pak më shumë se 24 orë i kaloi të gjithë kolegët e tij, duke arritur 350 mijë ndjekës dhe më shumë se 5 milionë shikime në një video të vetme në TikTok.

Si ndikim i parë, prania e liderëve politikë në TikTok mund të përshkruhet me mbiemrin cringe (e pavend, jashtë kohe), që tregon diçka që mund të ngjallë si siklet dhe parehati.

Kjo dëshmohet nga kuptimi i dobët i tyre për funksionimin e platformës dhe përmbajtjes së saj, tonet e përdorura dhe adresimi i vazhdueshëm i tyre ndaj të rinjve me një përzierje paternalizmi dhe arrogance.

Për shembull, Berlusconi bëri hyrjen e tij në platformë me një video në të cilën ai mirëpret “djemtë” në kanalin e tij, ndërsa ata që e njohin TikTok e dinë shumë mirë se si burimi social ua sugjeron përmbajtjen përdoruesve.

Pra, nuk janë njerëzit që hyjnë në kanalin e tij, por ai që hyn në celularin e tyre falë algoritmit.

TikTok duket se është hapësira në tendencë e këtyre zgjedhjeve.

Berlusconi sceglie ancora TikTok e racconta una barzelletta su se stesso, Putin, Biden e il Papa

Ai që mund të mos lëvizë kushedi sa vota, por që duhet ruajtur në një farë mënyre.

Një rrethanë që nuk është befasuese, duke pasur parasysh rritjen e pandalshme të rrjetit social në dy vitet e fundit: në maj të vitit 2022 rreth 16 milionë italianë hynë në TikTok, 76 për qind më shumë se në vitin 2021. Për më tepër, të dhënat globale të SensorTower na tregojnë se kush hyn platforma qëndron për një kohë të gjatë: mesatarisht 95 minuta në ditë.

Stili

Suksesi politik varet edhe nga stili i komunikimit politik.

Me mediat sociale, politikanët mund të prezantohen para elektoratit të tyre (potencial) më lehtë se kurrë më parë.

Për shembull, ata mund të gjenerojnë vëmendje duke raportuar mbi aktivitetet e partisë dhe punën parlamentare, por edhe duke ndërvepruar me përdorues të tjerë në mediat sociale, si gazetarë, politikanë të tjerë, aktorë të afërt me politikën dhe qytetarët.

Kështu shkruan publikimi shkencor i autorëve Maud Reveilhac dhe Davide Morselli.

Për pushtetarët politikë, kjo mund të konsolidojë suksesin e tyre dhe t’i pozicionojë ata si figura kryesore në partinë e tyre, duke rritur kështu gatishmërinë e qytetarëve për t’i rizgjedhur ata.

Studimet kanë treguar një variacion të caktuar midis stileve të njëanshme dhe ndërvepruese të komunikimit politik në mediat sociale.

Kjo lidhet edhe me aftësitë funksionale të platformës.

Për shembull, Twitter ofron disa veçori për ndërveprimin e përdoruesit, të tilla si re-tweeting, përmendje dhe përgjigje.

Deri më sot, studimet janë fokusuar tek ai i cili ka akses në profilet apo adresat e politikanëve ashtu edhe tek ai i cili po tërheq vëmendjen nga politikanët.

Megjithatë, dihet më pak se si dhe nëse sjelljet e përgjegjshme të politikanëve (veçanërisht në aspektin e përgjigjeve) ndikojnë në suksesin e tyre politik jashtë linje.

E për këtë, Berishës i duhet shumë punë për t’u ri-afirmuar.

Kjo, pasi media sociale është qëllimi dhe misioni i ri i një politikani tre-dekadësh në dekadencë politike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore