Shqipëria

Miratohet rregullorja për ashpërsimin e masave ndaj deputetëve/ Do ta çojmë në Kushtetuese, thotë Bardhi


Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ka paralajmëruar dërgimin në Kushtetuese të Rregullores së re të Parlamentit.

Rregullorja në fjalë u miratua në seancën plenare të kësaj të enjteje dhe konsiston në ashpërsimin e dënimeve ndaj deputetëve që prishin mbarëvajtjen e seancave.

“Sot e patë që Kuvendi ashtu siç në fakt këto dy muaj është salla e rojeve të Edi Ramës. Si çdo regjim edhe Edi Rama ka nevojë për forca sigurie”, ka thënë ai.

Sipas Bardhit, “sot në një atentat të vërtetë të parlamentarizmit është miratuar në mënyrë të njëanshme të setit të rregullave të bashkëjetesës në Parlament”.

Ndryshimi – sipas tij – do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne nuk e njohim dhe nuk do t’i bindemi atyre rregullave me të cilat nuk kemi rënë dakord”, ka theksuar ai.

Mazhoranca miraton – mes zhurmës – rregulloren e re për përjashtimin e deputetëve

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore