Shqipëria

Miratohet projektligji për shmangien e tatimit të dyfishtë me Kosovën


Mbledhja virtuale e Komisionit për Ekonominë dhe Financat

Komisioni për Ekonominë dhe Financave, miratoi, të mërkurën, projektligjin për ratifikimin e protokollit ndryshues të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për shmangien e tatimit të dyfishtë.

Projektligji ka të bëjë, më tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin. Kjo vjen, për parandalimin e evazionit fiskal.

Drejtori i Përgjithshëm i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Nikolla Lera, dhe anëtarët e tjerë në komision, nënshkruan miratimin e këtij projektligji.

Relatori i pojektligjit, Roland Xhelilaj, deklaroi se projektligji nuk synon përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Mbledhja u zhvillua në platformën e komunikimit virtual.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore