Sport

Mino Raiola “flirton” me Real Madrid-in


Mino Raiola është agjenti i futbollistëve më i vlerësuar në botë.

Italiani ka nën menaxhim disa ndër lojtarët më të mirë në botë dhe emrat më të përmendur në merkato janë Haaland dhe Pogba.

Në një intervistë për tabloidin spanjoll, AS, Raiola iu përgjigj disa pyetjeve rreth këtyre dy futbollistëve.

– Haaland?

“Real Madrid mund ta përballojë Haaland-in, ata i kanë fondet e mjaftueshme për këtë”.

-Vizita në Spanjë?

“Arsyeja e vërtetë do t’iu suprizojë. Alf-Inge deshi të udhëtojë, ta vizitojë Marbella-n, dhe pas saj shkuam në Barcelonë për të uruar Laporta-n dhe në Madrid për shkak se unë kërkova ashtu”.

-A të ka treguar Haaland se cilën skuadër do?

“Jo, sepse nuk ka kuptim tani. Duhet të kem gjithçka të qartë që t’ia tregojë opsionet atij. Dortmund-i ishin shumë serioz kur na thanë se nuk duan ta shesin”.

-Dortmund-i?

“Ata na thanë që nuk duan ta shesin Haaland-in, mbetet të shihet nëse ndryshojnë mendim deri më 1 shtator. Mendoj që nëse do ketë një mundësi që të gjithë të jenë të lumtur, ne do ta shfrytëzojmë”.

-Kë preferon Haaland, La Liga-n apo Premier League-n?

“Ai preferon të shënoj gola dhe të fitoj troge. Kur klube si Real Madrid-i dhe Barcelona trokasin në derën tënde, është e vështirë që të mos iu hapësh derën”.

-Çfarë premton e ardhmja?

“Për Haaland-in ajo varet edhe nga liga. Franca dhe Gjermania janë të mira por vetëm një skuadër fiton tërë kohën, në Spanjë tre të ndryshme luftojnë”.

-A varet transferimi i Haaland-it nga Mbappe?

“Jo. E ardhmja e një futbollisti kurrë nuk varet nga tjetri. Kemi parë lojtarë si Messi dhe Neymar të luajnë bashkë, mund t’i shohim edhe Mbappe-n dhe Haaland-in bashk”.

-Kush janë të interesuar për norvegjezin?

“14 skuadra. Na mbetet të vendosim për opsionin më të mirë”.

-“Rindërtimi” i Real Madrid-it?

“Ata duhen të marrim lojtarë të mëdhenjë që mund të qëndrojnë në maje të sportit për më shumë se një dekadë. Për këtë arsye Haaland është i rëndësishëm, njëjtë si Mbappe”.

-Marrëdhëniet me Florentino Perez?

“Nuk kam. Kam me Jose Anglez Sanchez, drejtorin sportiv të Real Madrid-it”.

-Pse nuk është Pogba në Madrid?

“Nuk e di. Duhet të pyesësh Real Madrid-in për këtë gjë. Është e vështirë që të arrijnë marrëveshje me United-in, sepse klubet e mëdha nuk shesin te klubet tjera të mëdha aq lehtë”.

-Dëshira e Pogba-s?

“Nuk do të gënjejë, ai e adhuron Real Madrid-in. Ata gjithmonë kanë qenë opsion i parë për të. Sidomos tani me Zidane, që është idhulli i Pogba-s që nga fëmijëria”.

Haaland ka kërkuar që të lëvizë nga Dortmund këtë verë, kurse e ardhmja e Pogba-s është ende në ajër, me francezin që nuk ka vendosur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore