Jetesë & Stil

Minjtë e paralizuar tashmë mund të lëvizin


Disa shkencëtarë në gjerman, kanë realizuar eksperimente te minjtë e paralizuar, pas dëmtimeve të palcës kurrizore.

Ata kanë rivendosur një lidhje nervore në palcën kurrizore, duke përdorur një proteinë të injektuar në tru. Deri tani kjo gje ishte konsideruar e pariparueshme tek gjitarët.

Dëmtimet e palcës kurrizore tek njerëzit, zakonisht të shkaktuara nga sportet apo aksidentet, i lë ata të paralizuar sepse jo të gjitha fijet nervore që bartin informacionet në mes të muskujve dhe trurit, janë në gjendje të rikuperohen.

Studiuesit e “Ruhr University Bochum” kanë stimuluar qelizat e minjëve të paralizuar të rigjenerohen, duke përdorur atë lloj proteine.

“Në këtë mënyrë, me intervenim të vogël, stimulojmë një numër të madh të nervave të rigjenerohen dhe kjo është arsyeja pse minjtë mund të ecin sërish”, ka thënë kreu i ekipit, Dietmar Fischer.

Studiuesit po punojnë që kjo terapi të provohet edhe me njerëzit, por kjo do marrë shumë kohë sipas tyre./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore