Kosova

Ministrja Rozeta Hajdari me vendim shfuqizon thirrjen publike për mbështetje të ndërmarrjeve MVM


Me të marrë drejtimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ministrja Rozeta Hajdari me vendim ka anuluar thirrjen publike për përkrahje finaciare të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme.

Ndër aryet e cekura në vendim janë edhe kriteret jo të drejta dhe jo fer në përzgjedhje të aplikantëve. Mungonin edhe përmbushja e kritereve ligjore dhe admnisrative konform dispozitave të përcaktuara nga Agejncia për Përkrahje të Ndërmarrjeve (KIESA).

Gjithashtu nuk ishin të përcaktuara se si do të arriheshin synimet dhe objektivat dhe nuk ishin specifikuar qartë se cilat ndërmarrje MVM mund të jenë përfituese të subvencioneve.

Po ashtu, kriter tjetër që mungon është edhe mos precizimi se si do të mbrohen nga çrregullimet evetnuale të tregut, dhe minimizimin e mundësisë që këto ndërmarrje të përdorin subvencionet shtetërore për të penguar ose çrregulluar veprimtarinë prodhuese dhe eksportuese të konkurentëve të tjerë.

Në arsyetim të vendimit thuhet se nuk evidentohen kriteret e veqanta si dhe “nuk përcaktohen kritere të qarta që mundsojnë përzgjedhjen objektive të përfituesve, në përputhje me parimet e ligjshmërisë, mos diskriminimit, transparencës, objektivitetit dhe pritshmërisë së arsyeshme nga nenet 4 dhe 6-8 të Ligjit për procedurën e përgjithshme administrative”

Thirrja nuk përmbushte as kriteret  të përcaktuara nga Agjencioni përkatës  ” nuk përcakton kritere të qarta që sigurojnë përmbushjen e misionit ligjor të Agjencisë, sipas neneve 22-23 të Ligjit nr.04L-220 për investimet e huaja”.

Qëllimet  e synuara në preambulë nuk i gjejmë të përcaktuara “nuk përcakton kritere të qarta  që sigurojnë përmbushjen e synimit të cekur në preambulën e thirrjes”.

Veprimtaria kryesore e ndërmarrjeve nuk është e specifikuar “nuk merr parasysh veprimtarinë kryesore të aplikuesve për tu siguruar se përkrahja u jepet ndërmarrjeve që kanë synim ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe eksportuese, çka bie ndesh me qëllimin e shpallur në thirrje”.

Mungojnë mekanizmat mbrojtës të tregut “nuk përmban mekanizma që mbrojnë çrregullimet e tregut të lirë, pa marrë parasyshë vlerën de minimis të ndihmës, me që përfituesit lehtë mund të përdorin subvencionet për të penguar kapacitetet prodhuese dhe eksportuese të konkurentëve”.

Dhe për fund thirrja në fjalë “nuk siguron shpenzim efektiv të parasë publike”.

Vendimi është marrë nga ministrja Rozeta Hajdari me datë 28.04.2021 duke u mbështetur në këto baza juridike, në “nenet 92.4 dhe 93.4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenet 10-11 të ligjit nr.06L-113 për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura, neni 53 dhe 55 të ligjit nr.05L-031 të procedurës së përgjithshme administrative, si dhe nenit 81.4 të Rregullores (QRK) nr.02-2021 për fushat e përgjegjsisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive”.

Thirrja e anuluar në vendimin në fjalë ishte shpallur nga Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve (KIESA) me datë 25 Janar 2021, ne kohën kur ministër në Ministrinë e Tegtisë dhe Industrisë ishte Vesel Krasniqi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore