Kosova

Ministria e Tregtisë, shpall tender për blerjen e rezervave ushqimore “sekret shtetëror”

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

“Plani strategjik dhe programi vjetor i rezervave shtetërore të mallrave me ligjin e rezervave shtetërore është sekret shtetëror”, është përgjigja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, kur Albanian Post i ka kërkuar të dhëna për rezervat shtetërore.

Por, me një kërkim në internet, në platformën E-Prokurimi, mund ta gjesh saktë se sa është sasia e grurit që Kosova e ka blerë për rezervën shtetërore.

Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues: “Furnizim me grurë për nevoja të Rezervave Shtetërore”

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë del blof në përgjigjen që ka dhënë, duke i klasifikuar rezervat shtetërore si sekret, e në anën tjetër duke publikuar sasinë e saktë të grurit.

Më 12 korrik të këtij viti kjo ministri ka shpallur një tender publik për blerjen e grurit për rezervën shtetërore.

1400 ton grurë në vlerë prej 350 mijë euro i ka kontraktuar kjo ministri për t’i deponuar në rezervën shtetërore.

Në një përgjigje për Albanian Post nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) kanë sqaruar planin strategjik të rezervave duke thënë se sasia e deponuar e rezervave është e konsiderueshme nëse paraqitet nevoja, por që sasia e grurit gjendet ne E-Prokurim.

“Me planin strategjik të rezervave shtetërore të mallrave përcaktohet: krijimi, furnizimi, ripërtëritja, freskimi, përdorimi, shpërndarja, shitja, këmbimi, dhurimi dhe shfrytëzimi, sasia e deponuar e produkteve të rezervës shtetërore, vlerësojmë se është e konsiderueshme nëse paraqitet ndonjë kërkesë për intervenim emergjent. Plani strategjik dhe programi vjetor i rezervave shtetërore të mallrave me ligjin e rezervave shtetërore është sekret shtetëror”

Në MINT kanë bërë të ditur se rezervat shtetërore përbëhen nga disa produkte, por sërish duke insistuar se janë sekret dhe nuk mund të lëshohen në detaje.

“Rezervat shtetërore të mallrave përbëhen nga disa produkte, të cilat kemi vlerësuar se janë të rëndësishme që të krijohen, në këtë rast kemi krijuar bazën themelore të rezervave, mirëpo ligji për rezervat shtetërore të mallrave e konsideron këtë informatë të klasifikuar”.

Edhe vendndodhja e rezervave konsiderohet sekret sipas MINT.

“Plani strategjik, programi vjetor si dhe vendndodhja e rezervave shtetërore të mallrave me ligjin për rezerva shtetërore të mallrave konsiderohet sekret shtetëror”.

Radaksia e Albanian Post ka kërkuar sërish sqarime nga MINT, duke i pyetur se si ka mundësi që ligji rezervat i konsideron si informata të kasifikuara, mirëpo shpall tender publik.

Përgjigja e tyre ka qenë e njëjta.

“Në bazë të ligjit, rezervat shtetërore trajtohen me ligj të veçantë dhe janë sekret shtetëror”.

Përgjegjëse për krijimin e rezervave shtetërore është Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e që llojet e ushqimeve të rezervave nuk bëhen publike, duke i trajtuar me ligj të veçantë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore