Sport

Ministria e Mbrojtjes dhe sportit nënshkrujnë bashkëpunim me federatën e xhudos, për aftësimin e ushtarëve të FSK-së në artet marciale


Ministria e kulturës rinisë dhe sportit, Ministria e Mbrojtjes dhe federata e xhudos, kanë nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit, e cila ka për qëllim aftësimin e ushtarëve të FSK-së në artet marciale.

“Nga sot me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit dhe Federatës së Xhudos, po i japim jetë konceptit të integrimit të arteve marciale në programet e përhershme trajnuese dhe arsimore në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në Facebook.

Bashkëpunimi ka qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së, ashtu që në kuadër të investimit në arsimimin dhe trajnimin e ushtarëve në fushën .

Më tej, ne postimin e tij në Facebook, Mehaj shtoi që ky bashkëpunim do të aftësojë ushtarët në aplikimin e arteve marciale, si metodë për vetëmbrojtje, ku FSK synon po ashtu të marr pjesë edhe në garat botërore multidisiplinare të Këshillit Ndërkombëtar të Sporteve Ushtarake.

“Ky koncept që është në linjë me programin ‘’Kosova, shtet i xhudos’’ do të filloj së zbatuari gjatë këtij viti si pjesë e trajnimeve formale të nivelit bazik, ndërsa ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të FSK-së, ashtu që në kuadër të investimit në arsimimin dhe trajnimin e ushtarëve në fushën operacionale, përmes angazhimit të xhudistëve tashmë të mirënjohur ndërkombëtarisht, të aftësojmë ushtarakët tanë edhe në aplikimin e arteve marciale, si metodë për vetëmbrojtje, neutralizim të kundërshtarit, por dhe nxitje të shpirtit garues ndërmjet ushtarëve, pasi programi është ambicioz, me synimin që Forca e Sigurisë së Kosovës të marr pjesë në garat botërore multidisiplinare të Këshillit Ndërkombëtar të Sporteve Ushtarake”, shkroi Mehaj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore