Lajme

Ministria e Infrastrukturës përllogarit dëmin nga agresioni rus


Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës ka shkaktuar miliarda hryvnia dëme në infrastrukturën e transportit ukrainas.

Do të duhen një ose dy vite për të rivendosur objektet më të mëdha.

Kjo është deklarata më e fundit e ministrit ukrainas të Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov.

Deri në fund të javës së kaluar, vetëm për infrastrukturën e transportit (rrugë, ura, hekurudha, pajisje, aeroporte) humbjet kaluan 10 miliardë dollarë.

Sipas Kubrakov-it, për restaurimin e tyre, Ukraina do të mbështetet në ndihmën e botës.

“Sigurisht, kjo tragjedi nuk është e jona, kjo luftë nuk është e jona – Ukraina mbron interesat e të gjithë botës së qytetëruar, ne gjithashtu nuk do ta rindërtojmë vetë vendin”, theksoi zyrtari.

Ministri beson se shumica e objekteve do të restaurohen brenda një viti, komplekset më të mëdha – në dy vite.

“Ne patjetër do të fitojmë dhe do të rindërtojmë gjithçka”, ravijëzoi Kubrakov.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore