Lajme

Ministri izraelit takon presidentin e Autoritetit Palestinez


Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, ka zhvilluar një takim me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Ky është takimi i parë midis një zyrtari të lartë të qeverisë izraelite dhe udhëheqësit të Autoritetit që nga viti 2010.

Sipas një deklaratë të dalë nga zyra e ministrit, palët diskutuan për sigurinë kombëtare, çështjet civile, ekonomike, si dhe situatën aktuale të sigurisë dhe financiare në Bregun Perëndimor dhe Gaza.

Gjatë takimit, Gantz i tha Abbasit se, Izraeli ka të drejtë të zbatojë një numër hapash për të forcuar ekonominë palestineze.

Kryeministri Naftali Bennett u kthye nga një vizitë në Washington DC të dielën e 29 gushtit, si dhe u njoftua për takimin.

Një burim i të përditshmes izraelite “Hareetz” pranë kryeministrit theksoi se nuk do të ketë asnjë proces diplomatik me palestinezët, për shkak të rrethanave aktuale politike”.

Të premten e 27 gushtit, gjatë takimit të Bennett-it me presidentin amerikan, Joe Biden, kryeministri izraelit sqaroi se Izraeli nuk ka ndër mend të përparojë procesin diplomatik me palestinezët.

Por ai tha se do të çojë përpara masat fiskale me Autoritetin Palestinez, i cili po vuan nga një krizë ekonomike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar rindërtimin e Gazës dhe Bennet e kushtëzoi marrëveshjen e Izraelit me tri hapa.

E para që nuk do të ketë më raketa të lëshuara nga Rripi i Gazës ndaj Izraelit.

E dyta, dhënia fund kontrabandës së raketave në enklavën bregdetare, si dhe dhënia fund krizës së civilëve izraelitë dhe trupave të ushtarëve të kapur nga Hamasi në Gaza.

Rreth tre muaj më parë, zyrtarë të lartë të palestinez i dhanë një listë kërkesave politike qeverisë amerikane që mund të zbatohen edhe pa negociata publike.

Izraeli tashmë ka filluar të përparojë disa nga këto hapa, në mesin e tyre lëshimin e mijëra lejeve të ndërtimit në zonat palestineze dhe 15 mijë leje shtesë për të lejuar palestinezët të punojnë në Izrael.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore