Lajme

Ministri i Jashtëm izraelit zotohet të “flasë më pak” për Ukrainën


Në fjalimin e tij përurues para stafit të Ministrisë së Jashtme, kryediplomati izraelit Eli Cohen la të kuptohet se ndryshe nga paraardhësi i tij Yair Lapid, ai nuk do ta dënojë Rusinë publikisht.

“Për çështjen e Rusisë dhe Ukrainës ne do të bëjmë diçka me siguri – të flasim më pak në publik”, u shpreh ai duke cituar agjencitë izraelite të lajmeve.

Ministri i ri i Jashtëm izraelit tha se do të hartojë një politikë të re “të përgjegjshme” për luftën në Ukrainë dhe theksoi se Ministria e Jashtme “do të përgatisë një prezantim të detajuar në kabinetin e sigurisë për këtë çështje”.

Ai tha gjithashtu se ndihma humanitare izraelite për Ukrainën do të vazhdojë.

Paraardhësi i Cohen-it, Yair Lapid, udhëhoqi një linjë të ashpër ndaj Rusisë, e dënoi atë publikisht dhe madje tha se ushtria ruse kreu krime lufte.

Që nga pushtimi, Lapid nuk foli me Lavrov dhe pasi mori detyrën si kryeministër i përkohshëm, ai nuk foli me Putinin

Cohen ka planifikuar të flasë nesër me homologun e tij rus Sergei Lavrov.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore