Shqipëria

Ministri gjerman për Evropën: BE-ja të mbajë premtimin për Tiranën dhe Shkupin


Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian se ka ardhur koha që të mbahet premtimi ndaj Tiranës dhe Shkupit, për hapjen e negociatave mbi integrimin në union.

“Është koha që të mbajmë premtimin ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është Evropa”, shkruan Roth.

Ndër të tjera, Roth ka bërë thirrje që të veprohet pa u menduar shumë. Kjo, për të shmangur çdo dyshim apo aludim krijuar karshi BE-së.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë shumë pranë mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare. Pavarësisht kësaj, maqedonasit kanë ende në fuqi një veto aktive nga Bullgaria, për bllokimin e procesit të tyre të anëtarësimit.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka konfirmuar gjithashtu disa herë gjatë javës së fundit, se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për fillimin e bisedimeve. Për këtë fakt, është shprehur disa herë qëndrimi pro hapjes së negociatave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore