Sport

Milwaukee Bucks, fitore për finalen, priten nga Phoenix Suns


Milawukee Bucks arrijnë finalen pas fitores në ndeshjen e gjashtë të serisë përballë Atlanta Hawks.

Bucks vinin në këtë ndeshje pa yllin e skuadrës, grekun Giannis Antetokounmpo, por në fund, mungesa e tij nuk doli të jetë problem për Bucks.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e tyre të ngusht, me katër pikë.

47 – 43 tregonte rezultati pas 24 minutave të para.

Pjesa dytë do të fillonte në mënyrë perfekte, me Bucks që dominuan tërësisht çerekun e tretë.

44 – 29 do të përfundonte ky çerek në favorin e tyre, dhe përkundër përpjekeve të shumta në 12 minutëshin e fundit, Hawks nuk arritën të ndryshojnë fatin e ndeshjes.

Khris Middleton ishte pikëshënuesi më i mirë në ndeshje, me 32 pikëm katër kërcime dhe shtatë ishte.

Edhe Jrue Holiday zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, me 27 pikë, nëntë kërcime dhe nëntë asistime.

Në radhët e Atlanta-s, pikëshënuesi më i mirë, ishte Cam Reddish, me 21 pikë.

Për herë të parë që nga viti 1974, Bucks arrijnë në finale të NBA.

Aty do të përballen me Phoenix Suns, që po ashtu kthehet pas një kohe të gjatë në finalet e NBA.

Ndeshja e parë zhvillohet më 7 korrik, në orën 03:00.

https://www.youtube.com/watch?v=LLigNSe-hIM

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore