Lajme

Miliarderi i Bitcoin-it, Mircea Popescu vdes në moshën 41-vjeçare


Miliarderi i Bitcoin-it, Mircea Popescu, i cili mendohet të ketë lënë trashëgim pas vdekjes rreth 1 miliard dollarë, raportohet se ka vdekur në Kosta Rika.

Popescu, 41-vjeçar, i quajtur gjithashtu si ‘ungjilltar’ i Bitcoin-it nga shumë ndjekës, la një trashëgimi të diskutueshme prapa.

“Më pëlqen Bitcoin sepse më pëlqen liria. Thjesht kaq”, shprehej miliarderi.

Popescu gjithashtu kishte një blog, e cila kishte përmbajtje raciste dhe seksiste. Ai është gjithashtu i njohur për fillimin e MPEx-it, një shkëmbim i letrave me vlerë Bitcoin, në vitin 2012.

Pete Rizzo, redaktori i Bitcoin Magazine shkroi një status në Twitter duke kuruar disa nga citimet e Popescu-t në lidhje me Bitcoin-in.

Megjithëse Bitcoin-i në pronësi të Popescu-t do t’i alternohet vlera e kriptomonedhës me kalimin e kohës, nëse miliarderi nuk do të kishte bërë marrëveshje që të tjerët të kishin qasje në valutën e tij, ato do të humbisnin.

Duke pasur parasysh numrin e madh të kriptomonedhave që Popescu kishte, kjo mund të ketë një ndikim në çmimin e Bitcoin-it.

Sipas një botimi në gjuhën spanjolle, Teletica.com, Popescu vdiq në brigjet e Kosta Rikës, kur ai hyri në det për të notuar dhe u mor nga rryma më 23 qershor.

Publikimi raportoi se një “41-vjeçar i huaj ”ishte mbytur në Playa Hermosa de Garabito, Puntarenas.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore