Sport

Milan po e kërkon Nedim Bajramin sipas Gazzetta Dello Sport


AC Milan është në mesin e ekipeve që po kërkon mesfushorin shqiptar të klubit të Empolit, Nedim Bajrami, sipas Gazzetta Dello Sport.

22-vjeçari, po shijon një sezon fantastik në Stadio Carlo Castellani, me nëntë golat të shënuar për Empoli-n.

Të cilat deri më tani, janë më shumë se totali i tij në periudhën e huazimit në sezonin 2019-20 ose në sezonin e tij të parë si nënshkrim i përhershëm nga klubi zviceran Grasshoppers.

Reprezentuesi shqiptar ka shënuar pothuajse përballë të gjitha ekipeve të mëdha në Itali, përfshirë, Milan-in, Inter-in, Romën dhe Lazio-n.

Pas performancave shumë të mira këtë sezon, shumë nga skuadrat më të mëdha në Serie A janë duke monitoruar mesfushorin shqiptarë.

Sipas Gazzetta Dello Sport, Bajrami mund të jetë në dispozicion këtë verë për 10 milionë euro, pasi kontrata e tij skadon në vitin 2024.

Nëse 22-vjeçari transferohet te rossonerët, Bajrami vitin tjetër do të luaj në Ligën e Kampionëve, i cili mund të bie në fokus të ekipeve më të mëdha në botë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore