Sport

Milan-i kërkon një tjetër francez për sulmin


Skuadra e Milan-it ka gjetur sulmuesin e ardhshëm. Lojtari vjen nga skuadra e Nantes-it në Ligue 1. Bëhet fjalë për Randal Kolo Muani-n.

Sipas raportimeve që vijnë nga “Sport Mediaset”, kuqezinjtë kanë piketuar 23-vjeçarin, që kushton rreth 10 milionë euro. Ndërkohë, që vijon gjuetia për një qendërmbrojtës të ri.

Futbollisti i lindur në vitin 1998, luan të tre pozicionet e sulmin, në qender, anësor i majtë dhe i djathtë.

Përveç cilësive teknike, ai garanton dhe cilësi fizike. Vetëm një ndeshje ka humbur këtë sezon.

Krerët e transferimeve të Milan-it, Paulo Maldini dhe Frederic Massara janë takuar me agjentin e lojtarit në “Casa Milan”, raporton italiania tjetër “La Gazetta dello Sport”.

Francezi këtë sezon në Ligue 1 ka arritur 18 paraqitje, shtatë gola dhe tre asiste. Pavarësisht se vlera e kartonit të tij është 10 milionë euro, ai në fund të sezonit përfundon kontratën me Nantes-in.

Milan-i mund ta afrojë për një shumë më të vogël, në merkaton dimerore ose të presë verën për ta marrë me kosto zero.

Muani nëse afrohet në janar do të rivalizojë për një vend në formacion me Zlatan Ibrahimovic-in dhe Olivier Giroud-in. Ndërkohë, Pietro Pellegri pritet të rikthehet te Monaco, nëse kjo marrëveshje arrihet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore