Shqipëria

Mike Pence viziton Tiranën të enjten


Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence, do të zhvillojë një vizitë në Tiranë të enjten e 23 qershorit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë zyra e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Agjenda e detajuar nuk është bërë publike ende, por paraprakisht mësohet se Pence do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të politikës në vend.

Vizita e tij e fundit në Ballkan ka qenë në vitin 2017, kur ende mbante postin e numrit dy të Shtëpisë së Bardhë dhe shkoi në Podgoricë.

Pence, gjatë presidencës së Donald Trump, është përballur shpesh me akuza për politikbërjen.

Mirëpo, në gjestin e fundit që bëri si zëvendëspresident, atë të certifikimit të zgjedhjeve presidenciale 2020 në SHBA, pavarësisht ngjarjeve në Capitol Hill më 6 janar 2021, e bënë atë që të diferencohej nga ish-presidenti amerikan në opinionin publik.

Pence po ashtu do të bëhet zyrtari i dytë lartë amerikan në pak kohë, i cili viziton Shqipërinë, pas Mike Pompeos, i cili erdhi në Tiranë në maj të këtij viti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore