Teknologji

Microsoft nën hetime


Një panel këshillues për sigurinë kibernetike në SHBA do të hulumtojë rolin e Microsoft në sulmet e fundit në sistemet e postës elektronike, të dyshuara të lidhura me hakerët kinezë.

Bordi për Rishikimin e Sigurisë Kibernetike (CSRB) do të përqendrohet në rreziqet që lidhen me infrastrukturën e teknologjisë cloud, duke përfshirë menaxhimin e identitetit dhe vërtetimin.

Raporti vije pasi që në muajin korrik, Ron Wyden, senator nga Oregon, Komisionit Federal të Tregtisë, Agjencisë për Siguri Kibernetike dhe Infrastrukturore dhe Departamentit të Drejtësisë u kërkoi që të “ndërmarrin veprime” ndaj Microsoft pas hakimeve.

Microsoft është nën hulumtim për shkak të zbulimeve se hakerë në shërbim të Kinës morën një çelës kriptografik nga kompania dhe përfituan nga një defekt kodimi për të hyrë në platformën cloud të emailit të saj.

Përmes kësaj hyrjeje, ata spiunuan komunikatat e zyrtareve të lartë, duke përfshirë edhe sekretaren amerikane të tregtisë Gina Raimondo.

Win McNamee/Getty Images

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore