Shqipëria

MFE-ja refuzoi disa herë inceneratorin e Tiranës, thotë Berisha


Ish-kryeministri Sali Berisha, deklaroi se sipas të dhënave që ai disponon Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) ka refuzuar gjashtë herë ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Lajmi u bë i ditur gjatë një konference për shtyp të ish-kryedemokratit.

“Erion Veliaj është autori më kryesor së bashku me Edi Ramën i vjedhjes së shekullit me inceneratorin e Tiranës. Këto të dhëna, të cilat disponohen edhe nga SPAK, dëshmojnë se jo një por gjashtë herë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, fillimisht Shkëlqim Cani dhe më pas Arben Ahmetaj kanë refuzuar kërkesën e përsëritur prej gjashtë herësh të ndërtimit të inceneratorit të Tiranës, për shkak të pamjaftueshmërisë financiare”, theksoi Berisha.

Sipas tij, MFE-ja ka shprehur “disaprovimin e saj të plotë” disa herë për inceneratorin e Tiranës, duke cituar disa data të kërkesave dhe refuzimit të institucionit.

SPAK dhe inceneratori i Tiranës, çfarë ndodhi

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore