Shqipëria

Meta uron Fitër Bajramin, thirrje institucioneve t’u kthejmë pronat komuniteteve fetare


Kryetari i Partisë së lirisë, Ilir meta, për Fitër Bajram ka zhvilluar një vizitë në Komunitetin Mysliman Shqiptar.

Meta uroi të gjithë besimtarët myslimanë për këtë ditë të rëndësishme, për më shumë paqe e begati.

Ndërkohë, kreu i Partisë së Lirisë u ndal edhe te çështja e pronave për komunitetet fetare, ku kërkoi që t’u jepet zgjidhje pa vonesa.

“Të zgjidhet njëherë e përgjithmonë çështja e pronave për komunitetet fetare në Shqipëri pa vonesa dhe pa asnjë përjashtim”, tha Meta.

“Të kujtojmë porosinë e profetit Muhamed; të nxitojmë për punë të mira dhe të bëjmë të gjitha sakrificat dhe iu shpërblefshin sakrificat atyre që kanë agjëruar dhe njëkohësisht paqe dhe begati në familjen e çdo shqiptari”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore