Shqipëria

Meta-Osmani ‘bashkohen’ në një pikë: Trafikimi i fëmijëve, problem serioz


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në Forumin Ballkanik për trafikimin e qenieve njerëzore, tha se ky fenomen është shqetësues në rajonin e Ballkanit.

“Pandemia e COVID i bëri fëmijët më të ekspozuar, pasi shfrytëzimi i fëmijëve në internet është rritur. Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore duhet parandaluar. Nga ana tjetër duhet të jenë prioritet situata ekonomike në vendin tonë. Synimi i trafikantëve janë personat në vështirësi më të mëdha”, tha ai.

Sipas kreut të shtetit, personat në nevojë, të dëshpëruar për punë janë ata që bien lehtë pre e trafikimit.

“Një ekonomi më gjithëpërfshirëse, sundimi i shtetit të së drejtës, jo vetëm do të përmirësonin jetën e qytetarëve tanë, por do të ulnin ndjeshëm trafiqet e çdo lloji. Kërkohet hetim për trafikantët, përfshirë bashkëpunëtorët. Nevojitet trajnim i vazhdueshëm i Policisë së Shtetit, prokurorët, për hetimin me shpejtësi dhe ndjekës penalë të trafikimit”.

Ai theksoi se Shqipëria ishte vendi i parë në rajon që vendosi një marrëveshje me Frontex.

“Ka ende vend për përmirësime dhe ndërhyrje me rëndësi. Viktimat e trafikimit duhet të trajtohen si viktima të krimit. S’duhet të trajtohen si burim provash, janë qenie njerëzore. Liria ka rëndësi, sepse njerëzit kanë rëndësi. Lufta për liri zhvillohet edhe në nivel global”.

Nga ana tjetër, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se trafikimi është njollë shqetësuese për njerëzimin dhe se trafikantët kanë shfrytëzuar mungesën e rendit.

Osmani tha se 60% e rasteve të viktimave në Kosovë janë vajza nën moshën 18 vjeç.

Ajo theksoi se mospranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës “do të thotë t’i thuash jo garantimit për të drejtat e njeriut”.

Gjithashtu e pranishme ishte dhe Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, e cila theksoi se “kemi përparuar majftueshëm, për të kuptuar se trafikimi është i gabuar”.

“Të gjithë në duhet të bëjmë përpara. Shqipëria është e përkushtar në mbyllje të plagëve të trafikimit. Dua të vlerësoj se qeveria e Shqipërisë ka bërë hapa për dënimin, ka shtuar burimet për JOQ-të për identifikimin dhe ndihmën e viktimave të trafikimit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore