Shqipëria

Meta-Gacek: Qytetarëve të mos u cënohet vullneti i tyre në votim


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, zhvilloi një takim me ambasadoren e  OSBE/ODHIR, Ursula Gacek, e cila drejton Misionin e Vëzhgimit, dhe në qendër të bisedimeve ishin zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Meta nëpërmjet një postimi në median sociale Facebook, tha se ai i përcolli Gacek-ut, vendsomërinë dhe përkushtimin e tij të palëkundur për të garantuar,që qytetarët të shprehin lirshëm dhe pa u cënuar vullnetin e tyre në votim.

“Theksova se, do të ndalim me çdo kusht dhe mjet, që presioni i krimit dhe shantazhi mbi qytetarët të minojë zgjedhjet, të shkatërrojë demokracinë dhe të ardhmen Evropiane”.

Presidenti tha se ai do ju krijojë mundësinë të gjithë qytetarëve që të denoncojnë me kurajo dhe pa hezitim të gjitha presionet, shkeljet dhe parregullsitë, ku cënohet tjetërsimi i vullnetit të tyre.

“Shpreha gatishmërinë për bashkëpunim të plotë për të siguruar paprekshmërinë e zgjedhjeve dhe të vullnetit të sovranit”, e mbylli Meta postimin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore