Jetesë & Stil

“Met Gala”, rikthehet në shtator


Evenimenti gjigant, Met Gala, ishte anuluar duke mos e mbajtur edicionin e planifikuar për vitin 2020, për shkak të COVID-19. Por burime të afërta të magazinës, Page Six, kanë mësuar se rikthimi i kësaj nate gala, do të bëhet gjatë këtij viti.

“Këtë vit është shtyrë përsëri, por kësaj here për datën 13 shtator. Me shpresë se jeta do të kthehet në diçka më normale deri atëherë”, ka thënë njëri ndër organizatorët për Page Six, transmeton Albanian Post.

Mes të tjerash, mësohet, se Amanda Gorman dhe Tom Ford, janë personazhet publike të propozuara për ta udhëhequr ceremoninë festive të “Met Gala 2021”.

Detaje të tjera nuk janë dhënë, duke e lënë të paqartë se cili do të jetë formati për ngjarjen e këtij viti.

Nata me veshje solemne, burrat të veshur me kravata të zeza, ndërsa gratë me fustane elegante, e cila mbledh fonde për Institutin e Kostumeve të Met Gala, normalisht është nata më e madhe e modës dhe pret mysafirë të ndryshëm, të tillë si; Lady Gaga, Katy Perry, Kim Kardashian, Elon Musk e Bryan Lourd.

Për dallim prej viteve të më parashme, ceremonia e “Met Gala”, për vitin 2020 u festua në mënyrë virtuale.

Disa nga figurat publike pjesëmarrëse ishin; Julia Roberts, Priyanka Chopra, Amanda Seyfried, Mindy Kaling e Adam Rippon.

Personalitetet e famshme të cilat u mblodhën bashkë në një bisedë virtuale, diskutuan në përgjithësi rreth “Met Gala”, efekteve të coronavirusit si dhe kujtuan vitet e kaluara të këtij evenimenti.

Albanian Post ju sjell pesë veshjet më të komentuara, të paraqitura në tepihun e kuq të “Met Gala”, në vitin 2019.

1. Katy Perry

2. Jaret Leto

3. Kylie Jenner

4. Nicki Minaj

5. Emily Ratajkowski

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore