Sport

Messi, në planet e PSG-së


Paris Saint-Germain ka filluar të mendojë për merkaton verore, gjatë të cilës janë të përgatitur që të sjellin Messi-in në Francë.

Pas datës 30 qershor, në rast se negociatat për rinovimin dështojnë, Messi do të jetë lojtar i lirë.

Gjigantët francezë u eliminuan nga Champions League këtë mesjavë.

Edhe pse ende janë në garë në Ligue 1 dhe Kupën e Francës, parisienët po mendojnë se si të kthehen në nivelet më të larta të futbollit evropian përsëri.

Për këtë arsye, skuadra e Pochettino-s është shumë e motivuar që të sjellë Messi-n në Paris.

Me Mbappe-n që kërkon largimin, ky transferim duket edhe më i mundur.

Edhe pse ata dëshirojnë që të krijojnë treshen e jashtëzakonshme: Neymar, Mbappe, Messi, parisienët janë të vetëdijshëm që kjo është thuajse e pamundur.

Nëse Messi vendos të qëndrojë te Barcelona ose të shkoj diku tjetër, përveç PSG-së, fokusi i parisienëve do të kthehej te Mohamed Salah.

Paris Saint-Germain kërkon të përforcojë edhe dy pozita tjera veç sulmit, ato janë: mesfushor dhe mbrojtës i krahut të djathtë.

Dy emrat për mesfushën janë Georginio Wijnaldum i Liverpool-it dhe Eduardo Camavinga i Rennes-it.

Kurse për krahun e djathtë të mbrojtjes, emri i vetëm deri më tani është Serge Aurier.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore