Sport

Messi, jo më prioritet për Manchester City-n


Gjatë merkatos së verës në vitin 2020, Messi kërkoi largimin nga Barca dhe skuadra që ishte shumë e interesuar për fenomenin argjentinas, ishte Manchester City.

Madje, edhe kur Messi konfirmoi qëndrimin te Barcelona, Manchester City vazhdoj “ndjekjen” e Messi-t, me synim që një ditë ta sjellë në “Etihad”.

Por, Sport, gazeta shumë e afërt me katalunasit, raporton që Manchester City nuk është më e “çmendur” pas Lionel Messi-t.

Klubi nga Manchester-i e konsideron më të përshtatshme që të nënshkruaj me një sulmues, me opsionet që janë Haaland, Lukaku dhe Kane, se sa me Messi-n.

City janë të bindur që argjentinasi do të rinovojë kontratën me klubin blaugran, dhe kanë hequr dorë nga nënshkrimi i tij.

Sport raporton që kjo mund të ndryshoj vetëm nëse Messi publikisht kërkon të largohet përsëri.

City po planifikon sezonin e ardhshëm, dhe në fokus kryesor nuk është argjentinasi, sidomos pas largimit të Aguero-s.

Nëse asgjë nuk ndryshon në qëndrimin e klubit anglez, Messi do të detyrohet të ulet për të nënshkruar kontratën e re ose të kërkoj një skuadër tjetër që interesohet për të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore