Lajme

Merkel miraton kandidatin Laschet, ndërsa sulmon Scholz-in në fushatën e zgjedhjeve


Angela Merkel flet në Bundestag në Berlin, më 7 shtator

Angela Merkel miratoi kandidatin e bllokut të saj, Armin Laschet, për ta pasuar si kancelar, ndërsa sulmoi rivalin e tij, Social Demokrat në një ndërhyrje jashtëzakonisht të drejtpërdrejtë në fushatën elektorale.

Një qeveri e udhëhequr nga aleanca e saj konservatore me Laschet si kancelar do të ishte “rruga më e mirë për vendin tonë”, tha Merkel në një fjalim në Bundestag të martën.

“Qeveria e tij do të mbështeste stabilitetin, besueshmërinë dhe përmbajtjen”, tha ajo në paraqitjen e saj zyrtare në parlament, para votimit të 26 shtatorit. “Ka rëndësi kush drejton vendin”.

Ajo kritikoi faktin se Olaf Scholz, kandidati aktual i SPD-së, nuk ka përjashtuar një koalicion me partinë e majtë anti-kapitaliste, dhe gjithashtu sulmoi një koment të kohëve të fundit nga zëvendës-kancelari i saj, i cili dukej se sugjeronte që vaksinimet e Covid-19, janë ende eksperimentale.

“Askush që u vaksinua nuk ishte një derr eksperimental”, tha ajo, duke aluduar në një koment që ai bëri në një intervistë të fundit. “As unë, as Olaf Scholz”.

Olaf Scholz duket se është  zgjedhja e preferuar për kancelar

Për më pak se tre javë para zgjedhjeve, udhëheqësja gjermane, drejtoi debatin që përfshinë edhe tre kandidatët kryesorë që kërkojnë ta zëvendësojnë atë. Scholz, Laschet dhe Annalena Baerbock e partisë së Gjelbër.

Scholz, ka qenë i treti në sondazhet, gjatë pjesës më të madhe të verës, por është kthyer në rolin e kryesuesit.

Baerbock ka qenë në mbrojtje nga akuzat për plagjiaturë, ndërkaq Laschet ka zhvilluar një fushatë të prirur ndaj gafave dhe nuk ka arritur te votuesit bindshëm.

Duke hyrë në fushatë të dielën, Merkel ka kërkuar një pëlqim më të shtirë për Laschet-in, edhe pse sondazhet tregojnë se vrulli i Scholz, po qëndron i fortë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore