Lajme

Mercenarët Wagner po mbërrijnë në Donbass


Trupa ruse, përfshi mercenarë të grupin Wagner, po mbërrijnë në rajonin e Donbass-it në Ukrainë.

Kështu shkruhet në buletinin e fundit të Ministrisë së Mbrojtjes në Britaninë e Madhe, sa i përket zhvillimeve të fundit të luftës në Ukrainë.

Në bazë të një rreshtimi të ri të forcave ruse, do të ketë edhe riorganizim dhe konsolidim, sa i përket ofensivave të reja në zonën e Ukrainës Lindore.

Grupi Wagner, është një organizim i vogël ushtarak, i cili bazën për të vepruar e ka vendosur pikërisht në Donbass në vitin 2014, pas krijimit të rajonit separatist rus në territorin e Ukrainës.

Emërtimi Wagner, vjen prej muzikantit dhe kompozitorit të njohur Richard Wagner, por aspak për arsyet që mund të mendohet. Wagner ka qenë muzikanti i preferuar i ish-diktatorit gjerman, Adolf Hitler dhe ndaj është vendosur ky emër.

Të gjithë pjesëtarët janë midis 35-55 vjeç. Kërkesa kryesore për ta, është të jenë tërësisht të padukshëm në veprimtarinë e tyre.

Nëse gjatë misioneve të tyre, mercenarët mbijetojnë, atëherë ata marrin nderimet më të larta ushtarake në Rusi.

Nëse vdesin – rreth 200 në Siri, qindra në Ukrainë apo dhjetëra në Libi – askush nuk e merr vesh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore