Kosova

Menendez për dialogun: Zgjidhjet për palët, jo trysni për Kosovën


Senatori Bob Menendez.

Edhe pse këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar të enjten në seancën dëgjimore të Komisionit për Punë të Jashtme në Senatin Amerikan, theksuan rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit dhe krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, jo i të njëjtit mendim shprehet edhe kryetari i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë, senatori Bob Menendez.

Sipas Menendez, nuk duhet të ushtrohet padrejtësisht trysni ndaj Kosovës.

Gjatë një interviste për ‘Zërin e Amerikës’ ai ka theksuar se Asociacioni i Komunave me Shumice Serbe mund të krijojë paqëndrueshmëri.

“Duket qartë se kemi shumë punë për të bërë. Ne jemi të shqetësuar. Kjo është një pjesë e rëndësishme e botës dhe Evropës. Historia na tregon se atje konfliktet mund të ndizen me shpejtësi”.

“Është e rëndësishme të bëjmë atë që duhet dhe të sigurohemi që të mos ushtrojmë padrejtësisht trysni ndaj vendeve si Kosova, për shkak të dëshirës tonë për të parë një zgjidhje përfundimtare. Duhet të jetë një zgjidhje e drejtë”, deklaroi ai.

Ai pohon se thelbi i qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor është një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, por që kjo marrëveshje duhet të jetë e drejtë për të dyja palët.

“Duket qartë se kemi shumë punë për të bërë. Ne jemi të shqetësuar. Kjo është një pjesë e rëndësishme e botës dhe Evropës. Historia na tregon se atje konfliktet mund të ndizen me shpejtësi. Është e rëndësishme të bëjmë atë që duhet dhe të sigurohemi që të mos ushtrojmë padrejtësisht trysni ndaj vendeve si Kosova, për shkak të dëshirës tonë për të parë një zgjidhje përfundimtare”.

“Duhet të jetë një zgjidhje e drejtë”.

Menendez, duke pasur parasysh ndikimin negativ të Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë ka shqetësimin se Asociacioni mund ta krijoj një situatë të destabilizuar në shtetin e Kosovës.

“Jam i shqetësuar për disa nga propozimet, siç është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe gjasat që kjo mund të sjellë paqëndrueshmëri, në vend të qëndrueshmërisë. E kemi parë në të kalurën në vende të tjera. Nëse ato nuk strukturohen siç duhet, mund të krijojnë paqëndrueshmëri”.

Kosova dhe Serbia më herët gjatë këtij viti kanë arritur Marrëveshjen e Ohrit, që veç tjerash parasheh zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog, që kur procesi ka nisur më 2011.

Në të përfshihen edhe dy marrëveshjet për Asociacionin.

Kurse më 2013 dhe 2015, palët kishin arritur marrëveshje për Asociacionin, por, më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit, duke shtuar se marrëveshja mund të harmonizohet me ligjet në fuqi.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë synon normalizimin e plotë të raporteve.

Kërkesa e Kosovës është që procesi të përmbyllet me një marrëveshje që do të përfshinte njohjen e ndërsjellë, ndërkaq Serbia është shprehur se dëshiron një zgjidhje kompromisi – pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore