Lajme

Memorandumi për monitorim të politikave sociale bën bashkë Ymerin dhe Konjufcën


Drejtorit Ekzekutiv të institutit, Musine Kokalari, Visar Ymeri dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit

Institutit për Politika Sociale, Musine Kokalari, ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Kuvendin e Republikës së Kosovës për çështjet që lidhen me monitorimin e politikave sociale.

Sipas Drejtorit Ekzekutiv të institutit Musine Kokalari, Visar Ymeri, ky memorandum përcakton modalitetet e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të komunikimit të ndërsjellë për çështjet e politikave sociale në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Drejtorit Ekzekutiv të institutit, Musine Kokalari, Visar Ymeri dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit

“Me këtë memorandum, pos tjerash, Kuvendi merr përsipër të na ofrojë qasje në të dhëna publike sipas legjislacionit në fuqi për monitorimin e politikave sociale, ndërsa ne si Institut për Politika Sociale Musine Kokalari do të ofrojmë rekomandime, asistencë dhe ekspertizë për komisionet relevante të Kuvendit që lidhen me politikat sociale”, ka shkruar Ymeri ndër të tjera në rrjetin social Facebook.

Pas disa vitesh ky memorandum i bashkëpunimit ka bërë bashkë në një tavolinë kryetarin e dikurshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe nënkryetarin e saj, aktualisht Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore