Shqipëria

Memorandumi për ligjin zgjedhor në Bosnjë, kryeministri izraelit kritikon ambasadorin e tij në Shqipëri


Një qortim ka ardhur nga Ministria e Jashtme Izraelite për ambasadorin e saj në Shqipëri, Noah Gal Gendler.

Kjo, pasi Ambasada izraelite në Shqipëri, e cila mbulon diplomacinë në të gjithë Ballkanin, hartoi një memorandum, ku shprehte mbështetje për një propozim për ndryshimin e ligjeve zgjedhore të Bosnjës, edhe pse ndryshimi pritet të rrisë fuqinë e liderëve më reaksionarë të vendit.

Kryeministri izraelit, Yair Lapid, i cili është gjithashtu ministër i Jashtëm, urdhëroi që ambasadori, Noah Gal Gendler, të kritikohet pas publikimit të një editoriali të mediumit “Haaretz”.

“Me urdhër të kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Yair Lapid, Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Alon Ushpiz, e qortoj ambasadorin izraelit në Shqipëri dhe Bosnjë dhe Hercegovinë për sjelljen e tij”, tha ministria në një deklaratë.

Memorandumi i Ambasadës u bë publik në kuadër të një përgjigjeje ndaj një plani elektoral të promovuar nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ligji zgjedhor nga OHR-ja, ‘masakron’ sërish Bosnjën, ‘futen në lojë’ interesat kroate

Kritikët thonë se ndryshimi i propozuar në sistemin zgjedhor do të minimizonte ndikimin politik të hebrenjve, romëve dhe pakicave të tjera në vend.

Në fillim të këtij muaji, Ministrja e Jashtme boshnjake, Bisera Turkoviç, i tha “Haaretz” se ishte “e vështirë të kuptohej se si politika zyrtare e Shtetit të Izraelit mund të mirëpriste diskriminimin e hebrenjve për të mosmbajtur poste në Bosnje dhe Hercegovinë.

Israeli Ambassador to Tirana, Noah Gal Gendler: Confident the Economy Will Bounce Back – Izraeli Sot – Israel Today
Ambasadori izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler

Reagimi i parë erdhi nga Jakob Finci, president i komunitetit hebre boshnjak, i cili  u shpreh se ndiente habi nga pozicioni i Izraelit .

“Kjo ishte hera e parë që Izraeli po merr një pozicion në çështjet e brendshme të Bosnjës, duke mos ndihmuar komunitetin hebre, por një partie politike në vend”, tha Finci për “Haaretz”.

Komuniteti i vogël hebre boshnjak denoncoi gjithashtu “ndërhyrjen e kotë dhe partizane të Izraelit”.

Sipas pikëpamjes së shumicës myslimane të Bosnjës, Izraeli po ndërhyn në një mënyrë të padëshiruar në politikën e brendshme të vendit.

Kjo, për të bashkuar forcat me nacionalistët kroatë që promovojnë një reformë zgjedhore për t’i përfituar ata në kurriz të popullsisë myslimane.

Një ish-ministër i qeverisë boshnjake i tha Haaretz-it i zemëruar se “antagonizimi i një kombi me shumicë myslimane në Evropë me një histori të gjatë të mbrojtjes së hebrenjve dhe trashëgimisë hebreje nuk mund të jetë në interesat e Izraelit”.

Izraeli ka mbajtur anën e një partie politike që refuzon të dënojë krimet e regjimit fashist të Kroacisë gjatë Luftës së Dytë Botërore – një regjim që mbështeti Gjermaninë naziste dhe ishte përgjegjës për vrasjen e dhjetëra mijëra hebrenjve.

Autoritetet izraelite kanë një histori të ndërlikuar të marrëdhënieve me liderët ultranacionalistë në shtetet e Ballkanit.

Ajo mbështeti embargon e armëve të Kombeve të Bashkuara gjatë luftërave civile atje në vitet 1990.

Por sipas raporteve të ndryshme të botuara gjatë viteve, armët izraelite me sa duket arritën te forcat serbe që masakruan myslimanët boshnjakë.

Memorandumi ‘i pazakontë’ i ambasadës izraelite në Shqipëri

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore