Lajme

Mehmeti: Ekonomia e Kosovës u rrit mbi nëntë për qind në vitin 2021


Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Ahmeti.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Ahmeti, ka bërë të ditur në konferencën e fundit për vitin 2021 se ky vit konsiderohet si i suksesshëm për Kosovën, pasi ka pasur rritje në ekonominë e Kosovës.

“Viti 2021 konsiderohet vit i suksesshëm për Kosovën, falë diasporës, politikat e qeverisë dhe rolit të BQK-së, ekonomia e Kosovës u rrit me 9.9 për qind”, deklaroi guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti.

Ai theksoi se përkundër pandemisë, është arritur që të ruhet stabiliteti financiar, sipas tij rritje kanë shënuar edhe remitencat që shkuan “mbi 900 milionë euro këtë vit”.

“Me gjithë vështirësitë, viti 2021 jam i lumtur si guvernator i BQK-së, që kemi arriur me sukses t’i arrijmë objektivat. Kemi arritur që ta sigurojmë një sistem financiar por njëkohësisht kemi qenë shtyllë kryesore e ekonomisë në vend”, tha ai.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Ahmeti në konferencën e fundit për vitin 2021.

Ndërsa shtoi se “kishim edhe një rritje të kërkesës së brendshme dhe të importit”, u shpreh Mehmeti.

Sipas të dhënave të BQK-së, 265 milionë euro janë investuar nga investitorët e jashtëm, kryesisht në patundshmëri.

Më 31 tetor, pas miratimit të projektbuxhetit për vitin 2022 në Qeveri, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë se vendi ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike gjatë qeverisjes së tij, duke e krahasuar Kosovën me shtetin kroat.

“Sot lajmi kryesor që i frikësohen të gjithë armiqtë e Kosovës është rritja ekonomike”, pati thënë Kurti më 29 tetor.

“A e dini çka do të thotë që nëse përgjatë viteve të kësaj dekade ne vazhdojmë me rritje nga 10 përqind, ne do t’i afrohemi Kroacisë”, ka thënë ai.

Rritja ekonomike në vend ka ndodhur për shkak se qytetarët kanë shpresë ka thënë Kurti, duke mos dhënë ndonjë “formulë” se si shpresa rritë ekonominë e vendit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore