Lajme

Mehaj takohet me Gjeneral Major Ben Corell – diskutojnë për situatën e sigurisë


Mehaj në takim me komandantin e gardës kombëtare të lOWA-S, gjeneral Major Ben Corell.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar të enjten me komandantin e Gardës Kombëtare të lOWA-s nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjeneral major Ben Corell.

Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit të Ministrisë të Mbrojtjes.

“Në takim u diskutua rreth situatës së sigurisë, lidhur me zhvillimet brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe me punën që është duke u bërë për të arritur përmbushjen e objektivave strategjike, të cilat janë në funksion të plotë të zhvillimit dhe forcimit të ushtrisë sonë”.
Mehaj në takim me komandantin e gardës kombëtare të lOWA-S, gjeneral Major Ben Corell.

“Gjithashtu u theksua se bashkëpunimi i kultivuar me Gardën Kombëtare të IOWA-s, është ndërtuar falë angazhimit, përkushtimit dhe besimit të dyanshëm. Ky bashkëpunim është vlerësuar lartë edhe nga Gjeneral Corell, i cili shprehu bindjen se të ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tutje”

Po ashtu, ky bashkëpunim është vlerësuar lartë edhe nga Gjeneral Corell, i cili ka shprehur bindjen se ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tutje.

Në fund të këtij takimi, Mehaj ka falënderuar Gjeneral Correll për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar nga Garda Kombëtare e lOWA-s për më shumë së një dekadë.

Edhe me 15 shkurt, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kishte pritur në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Ben Corell, të shoqëruar edhe nga Ambasadori Amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Me këtë rast, ministri Mehaj, e kishte falënderuar gjeneralin Corell dhe ambasadorin Hovenier për partneritetin ndërmjet Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Iowa-s.

Mehaj, kishte deklaruar se këto të arritura janë falë mbështetjes së pakursyer dhe të pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si shtet mik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore