Lajme

Mehaj në takim me gjeneralin e ushtrisë holandeze, diskutojnë për një bashkë-zbarkim ushtarak


Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, dhe shefi i Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Holandës, gjeneral Onno Eichelsheim

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, është takuar me shefin e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Holandës, gjeneral Onno Eichelsheim.

Një bashkë-zbarkim i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) me trupat holandeze është i mundshëm dhe se kjo do të ishte një vlerë e shtuar për paqen dhe sigurinë globale, ka thënë Mehaj në një postim në rrjetin e tij social Facebook.

“Gjeneralit Eichelsheim i shpreha falënderimin për bashkëpunimin bilateral të suksesshëm të deritashëm”.

“Bashkë u dakorduam për të shqyrtuar mundësitë për thellimin tij të mëtejmë, veçanërisht për mundësinë e bashkë-zbarkimit të trupave tona në misione ndërkombëtare ku trupat holandeze janë të angazhuara”, ka shkruar ai.

I pari i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës ka deklaruar se gjenerali holandez Eichelsheim ka premtuar mbështetje në shtimin e veprimeve të përbashkëta të të dy forcave ushtarake “duke na përgëzuar për orientimin tonë të fuqishëm drejtë anëtarësimit në NATO”, ka shkruar Mehaj.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore