Lajme

“Të cenueshëm ndaj dronëve rusë”, Kievi tërheq tanket Abrams nga fronti


Ushtria ukrainase ka tërhequr tanket Abrams nga fusha e betejës për shkak të cenueshmërisë së tyre ndaj dronëve rusë.

Kjo pasi dronët ndjekin lëvizjet e mjeteve të blinduara dhe i sulmojnë ato.

Lajmi është konfirmuar nga një deputet i Rada Verkhovna, Maksym Buzhansky.

Sipas tij, “natyra e luftës ka ndryshuar dhe automjetet e blinduara me vlerë miliona bëhen pre e lehtë për një dron që kushton disa mijëra dollarë”.

Kievi kishte bindur SHBA-të të furnizonin 31 tanke në janar 2023 me një kosto prej 10 milionë dollarësh secili, sepse ato konsideroheshin jetike për mundësinë e depërtimit të vijës së frontit rus.

Por që atëherë, pesë Abrams tashmë kanë humbur në luftë.

Admirali Christopher Watson Grady, nënkryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA-ve, ka thënë se ushtritë amerikane dhe ukrainase po punonin së bashku për të gjetur një mënyrë për të përdorur tanket Abrams “në një mjedis të ndryshuar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore