Aplikacione

Mediat sociale kineze zbulojnë ndikuesit nacionalistë që veprojnë nga jashtë vendit


Informacioni i vendndodhjes së përdoruesit, i bërë publik nga kompanitë kryesore të mediave sociale kineze, ka zbuluar se postimet e disa prej nacionalistëve më të spikatur të vendit në internet vijnë nga jashtë.

Këto të dhëna të vendndodhjes nga llogaritë e një numri të vogël të ndikuesve patriotikë kanë nxitur zemërimin e bashkatdhetarëve që qëndrojnë të bllokuar nga politika e ashpër zero COVID e Pekinit.

Përdorues të shumtë të mediave sociale kanë shfaqur zemërim kur të dhënat kanë treguar se blogeri nacionalist Zhong Xiaoyong, i cili ka thënë se kinezët që nuk janë mjaftueshëm patriotë duhet të emigrojnë, ishte në Japoni.

Në tetor, rregullatori kinez i hapësirës kibernetike propozoi që të merrte nga platformat e mediave sociale vendndodhjet e përdoruesve.

Faqja Weibo nisi të tregonte vende bazuar në adresat e protokollit të internetit të përdoruesve në muajin mars për këdo që poston përmbajtje në lidhje me pushtimin e Rusisë në Ukrainë.

Po ashtu, e zgjeroi rregullin për të gjithë përdoruesit në fund të prillit.

Faqet e tjera kanë përshtaur një qasje të ngjashme, me WeChat, shërbimin e mesazheve në pronësi të Tencent, duke treguar vende kur përdoruesit postojnë në llogaritë publike brenda aplikacionit.

Në WeChat, pasi të dhënat e vendndodhjes treguan se Zhong po postonte nga Japonia, ai tregoi se bashkë me familjen ndodhej atje për arsye mjekësore.

Por, përdoruesit në WeChat postuan fotografi që tregonin Zhong, duke i sugjeruar një përdoruesi tjetër se ai ishte në Japoni si turist.

Lajmet për vendndodhjen e tij ngjallën kritika në internet.

Ai, i cili më parë ka pretenduar se nuk do të largohej kurrë nga Kina, tha se do të kthehej.

Përdoruesit e Internetit po ashtu synuan Wu Jing, aktorin dhe drejtorin e bllokut patriotik Wolf Warrior, pasi të dhënat e vendndodhjes treguan se ndodhej në Tajlandë.

Edhe ai në vitin 2017 ka thënë se kinezët, të cilët nuk mendojnë se fuqia në rritje e vendit të tyre ishte një gjë e mirë, duhet të iknin.

Gjithashtu ka ndarë fotografi në internet të pasaportave kineze të familjes së tij, pasi u akuzuan se kishin vendbanim të huaj.

Sipas analistëve, të dhënat e vendndodhjes nuk kanë vërtetuar se ku ndodhej një përdorues, pasi vendndodhja mund të maskohet me përdorimin e software-it të rrjetit privat virtual.

Por Pekini është armiqësor ndaj përdorimit të tyre.

Marrë nga “Financial Times”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore