Shqipëria

Mediat serbe shkruajnë se tre politikanë shqiptarë po organizojnë protestë kundër ardhjes së Vuçiçit në Tiranë


Njëri ndër banerët kundër vizitës së Vuçiç-it në Tiranë - 2019

Mediat serbe të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë thënë se “ekstremistët shqiptarë” me ndihmën e tre politikanëve shqiptarë janë duke përgatitur një protestë kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili me 20 dhe 21 dhjetor do të qëndrojë në Tiranë në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Sipas burimeve të Novost, thuhet se organizatorë të protestës janë Sait Dollapi, ish-sekretar organizativ i Partisë Demokratike (PD), Agron Kuliçaj dhe Sali Lushaj, ish truprojat e Sali Berishës.

Sali Berisha

“Berisha ka kontaktuar personalisht me Ramush Haradinajn për të siguruar praninë e së paku 100 personave nga Kosova në këtë protestë”, pretendohet se ka thënë një burim i këtij mediumi serb.

Lushaj dhe Dollapi thuhet se kanë udhëtuar për në Kosovë për të organizuar ardhjen e “ekstremistëve” në Tiranë.

Ramush Haradinaj

Gjithashtu thuhet se protestën e ka përkrahur edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, transmeton ky medium.

Hyrja e “ekstremistëve” në Territorin e Shqipërisë pritet që të bëhet përmes Morinës, nga Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, ”në mënyrë që policia të mos i kthejë”.

Albin Kurti

“Krejt kjo protestë është e lidhur me protestën e vitit 2019, kur Vuçiç kishte vizituar Tiranën për të rënë dakord me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për nismën Ballkani i Hapur”, shkruan ky medium serb.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore