Stil

Me rrezet e para të diellit: Hiqni qafe çizmet dhe vishni atlete të tilla


Ilustrim

Në ditët kur kërkoni rehati dhe elegancë në të njëjtin kombinim mode, zëvendësoni takat e larta me një palë atlete All Star, dhe kombinojini me çfarë të dëshironi – nga kostumet e biznesit deri te fustanet romantike, fundet delikate etj.

Përveçse ka një bazë të madhe fansash mes aktorëve, muzikantëve, modeleve, madje edhe politikanëve, palët klasike të atleteve “Chuck Taylor All Star” janë gjithashtu të preferuara nga shumë adhurues të modës.

Pjesa më e mirë e gjithë kësaj është në fakt se këto atlete janë një opsion që shkon në mënyrë misterioze me çdo lloj veshjeje.

Nëse periudha e ardhshme e “tranzicionit” ju sjell përballë dilemave të modës, më poshtë mund të shihni kombinime të shkëlqyera të plakave praktike me veshje të ndryshme.

Edhe pse prodhuesit po rizbulojnë vazhdimisht disa gjenerata të reja me dizajne inovative, modelet e kultit si atletet e shkurtra të zeza dhe blu të errëta po mbizotërojnë aktualisht kombinimet e stilit të rrugës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore