Shqipëria

Më pak nxënës dhe studentë në Shqipëri


Në vitin shkollor 2019-2020, në arsimin zyrtar janë diplomuar 98 mijë e 169 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 5.5 për qind, krahasuar me vitin shkollor të mëparshëm.

Ky është përfundimi i nxjerrë nga Instituti i Statistikave (INSTAT) lidhur me shifrat e të diplomuarve në arsim.

Të diplomuar në arsimin e lartë sipas fushave të studimit, 2020

Referuar të dhënave të raportit, në vitin 2020 janë diplomuar në arsimin e lartë 32 mijë e 889 studentë.

Për këtë vit akademik, pjesën më të madhe të të diplomuarve e kanë zënë femrat.

Në të gjithë programet e arsimit të lartë, janë diplomuar 21 mijë e 481 studente femra.

Ndryshe 65.3 për qind e numrit të përgjithshëm të studentëve të diplomuar në arsimin e lartë.

Për sa i përket fushës në të cilën janë diplomuar më shumë studentë në të gjitha programet është “Biznes, administrim dhe ligj” prej 28.7 për qind.

Ndryshe, mbi një e katërta e numrit të përgjithshëm të të diplomuarve.

Kurse fusha e dytë më e preferuar nga meshkujt ka qenë “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me 20.0 për qind e të diplomuarve.

Ndërsa, nga femrat e diplomuara gjithsej, fusha e dytë e preferuar ka qenë “Shëndet dhe mirëqenie” me 16.3 për qind të të diplomuarave.

Shkalla e diplomimit në arsimin e mesëm, GGR (%)

Nga ana tjetër, për vitin shkollor të kaluar, në arsimin 9-vjeçar ishin diplomuar 33 mijë e 618 nxënës.

Ndërkohë që, për vitin pasardhës kanë përfunduar studimet në arsimin e mesëm dhe janë diplomuar 31 mijë e 662 nxënës, me një raport bruto të diplomimit GGR prej 81.5 për qind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore