Film

Më 17 shkurt shfaqen tre filma në livestream, tregojnë për shtet-formimin e Kosovës


Më 17 shkurt, tre filma do të shfaqen në platformën livestream në Dokufest.com nga ora 16:00 deri në 22:00.

Sipas njoftimit të Dokufest-it, këto filma do të sjellin rrëfime të ndryshme kohore, që lidhen me shtet- formimin e Kosovës.

“Tre filma mahnitës që sjellin rrëfime nga periudha të ndryshme kohore, e që lidhen me historinë e shtet formimit të Kosovës, të tre filmat do ti ofrohen publikut falas, të enjten me 17 shkurt 2022, në platformën Livestream në dokufest.com në ora 16:00 dhe 22:00″, thuhet në njoftimin e Dokufestit.

Për herë të parë në Dokufest do të testohet opsioni i transmetimit live i filmave, e kjo do të bëhet pikërisht për ditën e pavarësisë.

“Ky program është shumë i veçantë për ne, pasi që për herë të parë jemi duke e testuar opsionin e transmetimit live të filmave në faqen tonë, e për më shumë jemi të lumtur që këtë e fillojmë në këtë ditë madhështore, për të shënuar Ditën e Pavarësisë”.

“Sans le Kosovo” do të jetë filmi i parë që do të shfaqet nga Dea Gjinovci.

Filmi ka të bëjë me jetën e Asllan Gjinovcit, i cili pasi që u përfshi në protestat studentore qe kërkonin autonominë e Kosovës në Jugosllavi, ai detyrohet të largohet nga vendi për t’u vendosur përfundimisht në Zvicër.

Duke kërkuar të eksplorojë ndikimin e këtij mërgimi në jetën e tij dhe në të njëjtën kohë edhe në të sajën, regjisorja dhe babai i saj marrin rrugën për të ripërshkruar mërgimin e tij si një refugjat 19-vjeçar nga Kosova në vitin 1968.

Përmbyllja e programit të pavarësisë do të mbyll transmetimin me filmin “THE AGREEMENT” nga Karen Stokkendal Poulen.

Historia botërore është duke u bërë kur kryenegociatori i Bashkimit Evropian, Robert Cooper, duhet të zgjidhë marrëveshjen për bashkëjetesë të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

DokuFesti ka falënderuar regjisoret Dea Gjinovci dhe Karen Stokkendal Poulsen, si dhe producentin Vibeke Vogel nga Bullitt Film që iu dhanë filmat dhe mundësuan transmetimin e tyre në programin e tyre të pavarësisë.

Të drejtat e filmave të tjerë janë siguruar me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ambasadës Suedeze, National Endoëment for Democracy dhe përmes bashkëpunimit me organizatën daneze ‘Why Foundation’.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore