Sport

McKennie pëson dëmtim të rëndë


Futbollisti i Juventus-it, Ëeston McKennie, ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen që ekipi i tij barazoi 1:1 në udhëtim te Villarreal-i, takim ky i vlefshëm i fazës së 1/8-ve të finales në Ligën e Kampionëve.

Sipas asaj që raporton “Sky Sporot Italia”, McKennie ka pësuar një frakturë të dyfishtë në këmbën e tij të majtë.

Dhe, nëse kjo gjë del të jetë e vërtetë, atëherë reprezentuesi amerikan pritet ta humbë pjesën e mbetur  të sezonit.

Trajneri Massimiliano Allegri, konfirmoi se lojtari i SHBA-ve ishte dërguar në spitalin lokal për një radiografi menjëherë pas ndeshjes në “La Ceramica”.

Kujtojmë që ai është një ndër pikat kyçe në formacionin e Allegri-t, i cili në shumicën e ndeshjeve gjatë këtij sezoni ka qenë në formacionin standard.

Ky gjithashtu do të jetë një lajm i keq për stafin e Juventus-it, duke pasur parasysh se ata janë duke vuajtur edhe mungesën e disa futbollistëve cilësorë të skuadrës, si: Paolo Dybala, Federico Chiesa e Federico Bernardeschi.

Ndeshjen e ardhshme, Juventus-i do të përballet në udhëtim te Empoli në Serie A, derisa pas katër ditëve do të luajë gjysmëfinalen e parë në Kupën e Italisë ndaj Fiorentina-s.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore